Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë kanë përfshirë pjesën më të madhe të vendit, policia apelon shoferët: Tregoni kujdes të shtuar, sidomos…

Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë kanë përfshirë pjesën më të madhe të vendit, policia apelon shoferët: Tregoni kujdes të shtuar, sidomos…

Për shkak të motit të keq që ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit tonë,  me rrebeshi dhe erë të fortë, policia i ka bërë apel drejtuesve të automjeteve për kujdes të shtuar.

Në njoftim thuhet se shoferët duhet  të aktivizojnë sistemet  e shikueshmërisë përpara dhe po ashtu shumë kujdes duhet të kenë drejtuesit e mjeteve me ngarkesa dhe lartësi të konsiderueshme.
Njoftimi:
APEL PËR KUJDES!⚠️Pjesa më e madhe e vendit është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut 🌧️ dhe era e fortë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve në rrugë.Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore ⚠️, Policia e Shtetit, APELON ndaj të gjithë përdoruesve të rrugës 🚶‍♂️🚗, të tregojnë kujdes të shtuar, në raport me shpejtësinë, sistemet e shikueshmërisë përpara, veçanërisht mjetet me ngarkesa dhe lartësi të konsiderueshme 🚛 që janë më të rrezikuara për shkak të erës së fortë. Strukturat e Policisë Rrugore janë në terren 🚨🚓, për të ndihmuar dhe parandaluar ngjarjet rrugore.Telefononi 📞 112 për çdo shkelje 🚫 apo në rast nevoje në rrugë 🆘.
Vijon…

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi