Rama nis fjalimin me falënderimin për kryetarët e bashkive të opozitës: Nuk janë të partisë tonë, por janë bashke me ne në ‘Partinë e Punës’

Rama nis fjalimin me falënderimin për kryetarët e bashkive të opozitës: Nuk janë të partisë tonë, por janë bashke me ne në ‘Partinë e Punës’

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij me një falënderim për kryetarët e bashkisë së opozitës, që sic tha ai edhe pse nuk janë të PS janë bërë bashke ‘me Partinë e Punës’.

“Po përpiqem të bëjë një sintezë të arsyeve të këtij takimi. Faleminderit që keni ardhur të gjithë, falënderoj kryetaret e bashkive që nuk janë të partisë tonë të PS, por janë bashkë me ne në ‘partinë e punës’.”, tha Rama ne nisje te fjales se tij.
Më tej kreu i qeverisë foli për situatën e përmbytjeve, por edhe të fenomeneve të tjera natyrore. Ai u shpreh se do të bëjnë të pamundur për të shpëtuar cdo gjë që është e shpëtueshme.
“Janë 4 pika me rëndësi të veçantë. Unë dua ta filloj nga emergjencat. Është fakt i kohës që jetojmë që vendet duhet të përballen në periudhën e verës me zjarri, në vjeshtë, dimër e pranverë me përmbytje. Natyra e këtyre fenomeneve ka ndryshuar dhe ndryshon cdo vit. E keni parë çfarë ndodhi në Austri dhe pamë se çfarë ndodhi këtu në ditët kur u përmbyt Vlora, në Bosnje ku humbën jetën shumë njerëz”, u shpreh nder te tjera Rama.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi