Rama kritika kryetarëve të bashkive edhe për legalizimet: Shijakun nuk e arrini dot, por ‘luftoni’ për vendin e dytë!
Në takimin me kryetarët e bashkive kryeministri pati kritika edhe për procesin e legalizimeve. Rama deklaroi se nuk po bëhet sa duhet, edhe pse në takimin e fundit iu kërkua pushtetit qendror që të japë akses në këtë shërbim.
“E kemi shtruar rrugën që njerëzit të kenë në krah bashkinë”, tha Rama, duke theksuar se duhet më shumë fokus tek procesi i legalizimit.
Kryeministri mori shembullin e Shijakut, por tha se për legalizimet nuk e arrijnë dot, por të luftojnë për vendin e dytë.
“Tema tjetër që është e rëndësishme janë legalizimet. Kemi bërë gjitha ato shkembime. Një nga pikat kryesore ishte ‘na jepni akses te legalizimet’. E kemi shtruar rrugën që njerëzit të kenë në krah bashkinë. Shijakun nuk e arrini dot për legalizimet. Për t’ju afruar deri në pikën për të luftuar deri në vendin e dytë mund ta bëni këtë gjë. Apo jo Xhakoll?! Shijaku ska as liqen, detin e ka larg. Por përtej shakasë, realisht tek legalizimet duhet shumë fokus. Nuk ka justifikim.
Qytetarëve t’i përgjigjeni në kohë rekord. Platforma e Bashkëqeverisjes është krijuar, që qytetarët ta çojnë ankesën dhe të gjendet përgjigja e saktë për qytetarin. Pse nuk ka asnjë bashki që në ‘Platformën e Bashkëqeverisjes’ të performojë në nivele të larta. Është bërë punë, por duhet më tepër se kaq”.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi