“Qeveria duhet t’ju kthejë këstet e paguara”-Tabaku i drejtohet profesioneve të lira: Ligji antikushtetues! Nëse dështon ja propozimi jonë ligjor
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Profesionet e Lira, drejtoria e Tatim Taksave ka vazhduar dërgimin e emaileve ndaj profesionistëve të lirë duke i kërcënuar me gjoba në rastin e mospagimit të taksave. Këtë shqetësim duket se e ka marrë dhe deputetja e PD, Jorida Tabaku, që ishte në krye të betejës për profesionet e lira në Gjykatën Kushtetuese.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale ajo i ka kërkuar Ministrisë së Financave që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese pasi një demokraci e vërtetë respekton vendimet e gjykatave. Tabaku është shprehur në videon e postuar në rrjet e saj se i takon institucioneve shtetërore që të zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese që nuk janë asn ë diskutim dhe as në interpretim por vetëm në zbatim.
Më tej ajo është shprehur se persoanve që kanë paguar taksën për një ligj që është shpallur antikushtetues, qeveria socialiste duhet t’ia kthejë pagesën pas. Në rastin se kjo mazhorancë nuk do të veprojë kështu siç edhe logjika dëshiron atëherë deputetja e PD ka premtuar një propozim ligjor që i rikthen këstet e paguara për një ligj të shpallur antikushtetues nga Gjykata Kushtetutese.
Fitorja e profesionistëve të lirë në Gjykatën Kushtetuese ka rihapur nëj debat në lidhje me formën e taksimit në Shqipëri. Gjykata vendosi në favorin e profesionistëve të lirë në fund të qershorit pak ditë përpara përfundimit të afatit kohor të pagimit të taksave. Beteja në Gjykatën Kushtetuese nga profesionistët e lirë është konsideruar e një rëndësie të veçantë.
Fjala e deputetes së PD, Jorida Tabaku:
Komunikime dhe shqetësime pa fund nga profesionistët e lirë, të vetëpunësuarit dhe bizneset e vogla në lidhje me faktin që ndonëse ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që i ka dhënë të drejtë profesionistëve të lirë dhe ka rrëzuar taksën diskriminuese dhe të pabaratë të profesioneve të lira sot me kokëfortësi, me arrogancë institucionet shtetërore, ministria e financave vazhdon dhe nis njoftime për profesionistët e lirë. ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që është atje për t’u zbatuar, jo për t’u interpretuar, as për tu pëlqyer, as për t’u komentuar.
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të formës përfundimtare. Ka 9 vendime që janë në radhë nga kuvendi dhe që nuk zbatohen por në këtë rast ky vendim prek 30 mijë profesionistë të lirë. kështu që kushdo që e ka bërë këtë pagesë duhet t’i kthehet menjëherë, ministria e financave duhet të ndalojë nisjen e njoftimeve por njëkohësisht edhe kamatvonesat që ia nisin përditë bizneseve. Unë e di që ndoshta nuk janë të kënaqur, ndoshta nuk i pëlqen por në këtë rast i bëj thirrje që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, zbatojë vendimin që ka njohur gjykata si tatim të padrejtë dhe mos vazhdojnë me këtë sjellje uzurpuese.
Nëse kjo nuk ndodh, ne do të prezantojmë një projektligj që do të detyrojë institucionet të kthejnë pagesat e marra
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi