Protestë për Martinin! Mes qytetarëve edhe motra e Egli Progës: Te bëhemi bashkë për drejtësi hyjnore, mos lejoni t’ju vriten të afërmit dhe të dashurit tuaj
Motra e Egli Progës, i cili u vra gjatë verës, iu bashkua protestës së qytetarëve para ministrisë së Arsimit.
Qytetarët u mblodhën sot për herë të dytë në shenjë proteste për vrasjen e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra një javë më parë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi.
Në një fjalim plot me emocion motra e Egli Progës, Jonida, bëri thirrje për drejtësi hyjnore.
Ajo tha se duhet të gjenden përgjegjësit moral për këtë vrasje, ndërsa vuri në dukje mirësinë e prindërve të Martinit të cilët nuk po kërkojnë hakmarrje. Ata duan të largohen nga ky vend, vetëm këtë kërkojnë prindërit e Martinit, tha Jonida.
Sakaq ajo vuri në dukje mungesën e nënës së autorit në këtë tragjedi. Motra e Egli tha se pse nëna e autori po hesht dhe se pse nuk po ngushëllon dhe përqafon nënën e viktimës.
Jonida Proga: Mua tashmë më njihni, vazhdoj të jemi motra e Egli Progës. Erdha sot për Martinin engjëllin e vogël të babit të tij dhe nënës së tij. Çfarë zemre duhet të ketë një nënë që nuk kërkon hakmarrje për kasapin e djalit të saj 14-vjeçar, dritën e syve të saj. A ka njeri në Shqipëri të ma thotë. Florina vajton, vajton dhe vetëm vajton dhe nuk kërkon asgjë.
Madje as drejtësi, e për çfarë duhet drejtësia pas ikjes së Martinit të vogël, për të edukuar babain e vrasësit apo nënën e tij që nuk duket askund në këtë tragjedi. Ku është Vilma Përlleshi, përse nuk flet, përse fshihet, përse nuk e përqafon Florinën që vetëm qan e qan dhe nuk fajëson askënd as ty zonjë që më dëgjon e fshihesh bashkë me babanë e vrasësit. Ku do gjeni ju prindër më të paqtë në rruzullin tokësor si prindërit e Martinit që nuk kërkojnë asgjë, që duan vetëm të ikin jashtë Shqipërisë dhe ta harrojnë këtë vend. Edhe familja ime iku nga Pogradeci, erdhi në Tiranë.
Jam këtu për të bërë thirrje publike. Ngrihuni dhe mos lejoni më t’ju vriten të dashur dhe të afërmit tuaj. Bëhuni bashkë për të kërkuar drejtësi hyjnore dhe jo juridike. Duam përgjegjës moral për vrasjen.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi