Protesta, Ilir Meta kritikon këshilltarët opozitarë: Turp për ata që përtojnë të vijnë këtu për të përmbysur regjimin!

Protesta, Ilir Meta kritikon këshilltarët opozitarë: Turp për ata që përtojnë të vijnë këtu për të përmbysur regjimin!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kritikuar këshilltarët opozitarë të cilët nuk kanë marrë pjesë sot në protestën e thirrur nga opozita para kryeministrisë.

Teksa mori fjalën e tij dhe u ngjit në podiumin para protestuesve, Meta tha se është “turp për të gjithë ata që përtojnë të vijnë këtu për të përmbysur regjimin më kriminal dhe më antikombëtar që ka njohur kjo tokë”.
“Turp për ata opozitar që kanë hallin e autoritetit të SPAK-ut”, tha kreu i PL më tej.
Ilir Meta: Turp për ata që përtojnë të vijnë këtu për të përmbysur regjimin më kriminal dhe më antikombëtar që ka njohur kjo tokë. Turp për të gjitha ata këshilltare opozitar që nuk janë me Tedi Blushin, me Klevis Balliun përballë kryehajdutit të Tiranës. Turp për ata që nuk janë përball hajdutëve në bashki. Turp për ata opozitar që kanë hallin e autoritetit të SPAK-ut.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi