Protesta e opozitës, kreu i FRPD: Mbyllja e TikTok s’do të jetë për sigurinë në shkolla, por për sigurinë elektorale të Edi Ramës! Ftoj rininë shqiptare të mësojë nga ajo e Serbisë

Protesta e opozitës, kreu i FRPD: Mbyllja e TikTok s’do të jetë për sigurinë në shkolla, por për sigurinë elektorale të Edi Ramës! Ftoj rininë shqiptare të mësojë nga ajo e Serbisë

Kryetari i Forumit Rinor të PD-së, Besart Xhaferi, në një pranonim për mediat, nga protesta e opozitës, është shprehur se qeveria mbyll TikTok për sigurinë elektorale të Edi Ramës, jo për sigurinë në shkolla.

Ai u bëri thirrje të rinjve shqiptarë të marrin pjesë në tubim, duke u kërkuar të mësojnë nga studentët e Beogradit, të cilët sot zhvillojnë protestën më të madhe në historinë e vendit, kundër qeverisë.
“Është një platformë e pakontrolluar nga qeeria. Ka liri të madhe shprehej. Është mundësi e madhe për demaskuar krimin elektoral. Pse nuk e mbyll më 12 maj? Ai është i bindur se do të fitojë. Do të luftojmë për të bërë demaskimin e vërtetë të kësaj gjëje.
Bëhet 100% për efektin e zgjedhje. Mbyllja e TikTok nuk do të ndihmojë në asgjë te rininë, por vetëm Edi Rama. Nuk do jetë për sigurinë në shkolla, por për sigurinë elektorale të Edi Ramës. Ftoj rininë shqiptare të mësojë nga rinia në Serbi”, tha Xhaferi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente