Prokurimet publike/ Rama: Do ta bëjmë aq të fortë sa vendet e BE ta marrin modelin tonë dhe ta implementojnë

Prokurimet publike/ Rama: Do ta bëjmë aq të fortë sa vendet e BE ta marrin modelin tonë dhe ta implementojnë

Kryeministri Edi Rama është ndalur edhe te prokurimet publike, për të cilat tha se është bërë progres.

Ai tha se po punohet që prokurimet publike t’i çohen në një nivel tjetër përmes inteligjencës artificiale, dhe integritetin e procesit të prokurimeve publike ta bëjmë aq të fortë sa vendet e BE ta marrin modelin tonë dhe ta implementojnë, sepse teknologjia ta jep ketë gjë.
Rama u shpreh se sot Shqipëria zë vendin e parë në rajon për prokurimet publike nga pikëpamja e eficencës, transparencës dhe integritetit.
“Ambasada e SHBA ka qenë këtu që në 1991 dhe ka dashur të luftohet korrupsioni, ambasada e BE e njëjta gjë, pse nuk e sollën me aeroplan mbajtëse reformën në drejtësi. Sepse duhet të hidhej dikush dhe ti futej detit me këmbë.
Ne u hodhëm në këtë proces, sepse jemi të vetëdijshëm se mangësitë që ka Shqipëria nën qeverisjen tonë janë më mëdha sesa ato që gabimisht i tregojnë si probleme ata që na akuzojnë ne. Ne i masim problemet dhe të metat tona me BE dhe e shohim që është një hendek për tu mbyllur që nuk është i vogël. Ne po punojmë që prokurimet publike t’i çojmë në një nivel tjetër përmes inteligjencës artificiale, dhe integritetin e procesit të prokurimeve publike ta bëjmë aq të fortë sa vendet e BE ta marrin modelin tonë dhe ta implementojnë, sepse teknologjia ta jep ketë gjë”, tha Rama.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente