Po rregullonte antenën! 60-vjeçari bie nga lartësia, humb jetën në spital
Një 60-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.
Uniformat blu bëjnë me dije se 60-vjeçari, i cili po rregullonte një antenë, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga një lartësi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr. 1 Durrës.
Si pasojë e plagëve të marra, 60-vjeçari me iniciale M. Ç., 60 vjeç, banues Tiranë, ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Durrës.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rastit.
Njoftimi i policisë
Durrës
Në lagjen nr. 1 Durrës, dyshohet se aksidentalisht, ka rënë nga lartësia shtetasi M. Ç., 60 vjeç, banues Tiranë (i cili po rregullonte një antenë).
Si pasojë e plagëve të marra, 60-vjeçari ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Durrës.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rastit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi