Po lëvizte me shpejtësi, një person godet me makinë te vijat e bardha një 15-vjeçare dhe largohet nga vendngjarja! Policia në kërkim të autorit të aksidentit

Po lëvizte me shpejtësi, një person godet me makinë te vijat e bardha një 15-vjeçare dhe largohet nga vendngjarja! Policia në kërkim të autorit të aksidentit

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen ’30-Vjetori” në qytetin e Beratit, ku një automjet që ishte duke qarkulluar me shpejtësi ka goditur një 15-vjeçare, e cila po kalonte në vijat e bardha.

Mësohet se autori i aksidentit pasi ka përlasur adoleshenten, është larguar nga vendngjarja.
15-vjeçarja është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të autorit të aksidentit.
Burimet policore konfirmojnë se po kontrollohen kamerat e sigurisë në vendin e aksidentit, me qëllim identifikimin e mjetit dhe autorit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi