“Përshkallëzim i aksionit tonë opozitar”- Tedi Blushi: Protesta të fuqishme dhe mosbindje civile! Për Shqipërinë, ky do të jetë “Dimri i fundit” në këtë narkoregjim

“Përshkallëzim i aksionit tonë opozitar”- Tedi Blushi: Protesta të fuqishme dhe mosbindje civile! Për Shqipërinë, ky do të jetë “Dimri i fundit” në këtë narkoregjim

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka zhvilluar një takim me qytetarët në Kukës, ku ndër të tjera ka deklaruar se “ky do të jetë dimri i fundit” i këtij narkoregjimi.

Sipas Blushit, është me rëndësi përshkallëzimi i aksionit opozitar, ndërsa thekson se vetëm me protesta të fuqishme dhe mosbindje civile mund t’i shkurtohen ditët qeverisë.
Po ashtu, Sekretari i Përgjithshëm i PL ngriti disa probleme me të cilat përballen sot banorët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës.
“Për Kukësin dhe Shqipërinë ky do të jetë “Dimri i fundit” në këtë Narkoregjim dhe nga viti i ardhshëm të “katër stinët” do të jenë “Pranverë” Lirie dhe Demokracie.
Shumë i lumtur, që në Ditën e Çlirimit, të takoja sot në Kukësin fisnik, drejtuesit e mrekullueshëm, qëndrestarë dhe patriotë të strukturave drejtuese të Partisë së Lirisë në të gjithë Qarkun.
Mirënjohje me përulje për të gjitha sakrificat dhe angazhimin e palodhur të tyre si edhe të çdo anëtari të Partisë së Lirisë në Kukës, Tropojë e Has, për zgjerimin tonë të pandalshëm dhe për vënien sa më parë në jetë të 5 Prioriteteve tona madhore për 4 milion shqiptarë plus.
Edhe pse në një ditë feste, Kukësi ishte sot si përherë pa energji elektrike, pa ujë të pijshëm, me rrugë të bllokuara nga moti i keq, me infrastrukturë të amortizuar, totalisht i braktisur dhe në harresë nga pushteti qendror e lokal i “Rilindjes” që si fokus të vetëm ka zhvatjet e përbindshme të taksave dhe jo shërbimin me dinjitet ndaj qytetarëve.
Ndamë bindjen se vetëm përshkallëzimi i aksionin tonë opozitar, protestat e fuqishme, mosbindja civile dhe takimet derë më derë në çdo shtëpi, në çdo lagje të Kukësit, Tropojës e Hasit dhe në çdo fshat të këtij Qarku do t’i shkurtojnë ditët Narkoshtetit që e ka shpopulluar dramatikisht dhe ka varfëruar në ekstrem këtë trevë patriotike, simbol të qëndresës e vlerave kombëtare dhe me potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim.
Një falenderim të veçantë për Kryetarin e Partisë së Kukësit, Z. Halim Peca, për mikpritjen, kujdesin e dëshmuar për organizimin e këtij takimi dhe për kontributet e vyera ndër vite për fuqizimin e strukturave tona”, shkruan Blushi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente