Përmbytjet nga moti i keq në Vlorë, Çuçi: Situata drejt normalizimit! Të gjitha strukturat shtetërore janë  në terren

Përmbytjet nga moti i keq në Vlorë, Çuçi: Situata drejt normalizimit! Të gjitha strukturat shtetërore janë në terren

Nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi, ka vizituar sot Vlorën për të parë nga afër situatën emergjente të krijuar pas reshjeve intensive të shiut ditën e djeshme, ku qyteti u përmbyt.

I shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe kryebashkiaku Ermal Dredha, Çuçi u ndal te hidrovori i Vlorës, ku po vijon ndërhyrja për normalizimin e situatës.
Çuçi tha se të gjitha strukturat shtetërore janë në terren prej momenteve të para kur nisi kjo emergjencë dhe aktualisht gjendja është drejt përmirësimit.
Por, sipas tij do duhet të bëhet një vlerësim i mirë i kësaj që ka ndodhur dhe të merren të gjitha masat për ndërhyrje në infrastrukturën e kanalizimeve, si dhe të ndihmohen qytetarët dhe bizneset e prekura nga përmbytjet.
“Te hidrovori në Vlorë me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vëngu dhe kryebashkiakun Ermal Dredha për të parë nga afër ndërhyrjet për normalizimin e situatës së krijuar nga reshjet intenstive. Të gjitha strukturat shtetërore, me Emergjencat Civile në krye, Forcat e Armatosura dhe ekipet e bashkisë janë në terren prej më shumë se 24 orësh. Aktualisht gjendja është drejt përmirësimit dhe përtej dëmeve materiale jo të pakta fatmirësisht nuk patëm pasoja në jetë njerëzore”, thotë Çuçi.
Më tej Çuçi mori pjesë edhe në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave në Prefekturën Vlorë, ku u diskutuan më gjerësisht masat për kapërcimin e kësaj situate.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi