
“Pash Zotin, sa kushton ajo pallto”- Rama i përgjigjet komentuesit: E kam blerë në Gjermani 20 vite më parë! Ty të kanë gjetur të uritur bretkosat e kënetës, nuk i shkon burrit të…!
Në rubrikën “Sy më Sy” në rrjetin e tij social Facebook, kryeministri Rama i është përgjigjur komenteve të ndjekësve lidhur me pyetjet e tyre për tunelin e Murrizit që u hap sot.
Por një ndër komentet për Ramën kishte lidhje me veshjen që kryeministri kishte sot gjatë inaugurimit të tunelit.
Ndjekësi e pyeti se sa kushton pallto. “Pash Zotin sa për kureshtje sa bën ajo palltoja zoti Rama se unë po e kërkoja e nuk po e gjeja!?”, shkruan ndjekësi.
Rama tha se pallton e ka blerë 20 vite më parë në Gjermani, teksa i kërkoi komentuesit që mos merret me muhabete rrobash.
Sigurisht Rama nuk la pa ironizuar në replikën e tij edhe opozitën.
“S’ke ça bën, se s’ka ça bën njeriu ku i ha rrenat si manaferra se i shijojnë prej qejfit ..ty të kanë gjetur të uritur bretkosat e kënetës dhe të kanë dhënë një manaferrë ..ti tani po thua se s’gjen dot pallto si e imja…e kam blerë në Gjermani para 20 e ca vjetëve prandaj mos e kërko kot se i ka kaluar afati i amortizimit. Nuk i shkon burrit të merret me rrobat e burrit”, tha Rama.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi