“Partitë e dala nga gjiri i të djathtës e dëmtojnë PD”- Agron Duka: Edhe Berisha e vajton këtë pjesë! Duhet të dalim me lista të përbashkëta
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se partitë e dala nga gjiri i të djathtës e dëmtojnë Partinë Demokratike.
Sipas tij, krijimi i kaq shumë partive politike në kodin aktual është në favor të Edi Ramës.
Duka bëri thirrje që opozita të dalë me një listë të përbashkët, ndërsa theksoi se edhe Sali Berisha e vajton faktin që nga PD dalin parti të tjera.
“Nuk ka asgjë të keqe me thënë të vërtetën që krijimi i kaq shumë partive në kodin aktual është në favor të Edi Ramës. Partitë e reja të krijuara që kanë qënë kundër partive të mëdha kanë elektoratin e vet. Kurse partitë që kanë dalë nga gjiri i PD e dëmtojnë PD, sepse Shehaj është i djathtë. E dëmton se vota djathtas merr ai. Duke qenë sistemi me 12 qarqe i ndarë i copëzon mandatet. Në kushtet aktuale do ishte mirë, me këtë kod zgjedhor që ne të ishim në një listë të përbashkët. Edhe vetë Sali Berisha e vajton këtë pjesë”, tha ndër të tjera Duka në emisionin “Open” në News24.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi