“PARIS 2024″/ Biologjikisht burra, boksieret alarmojnë rivalet në Olimpiadë
Një çështje që po sh kakton shumë debat në Lojërat Olimpike “Paris 2024” është prezenca e dy boksiereve (ose boksierëve), Imane Khelif nga Algjeria dhe Lin Yu-Ting nga Tajvani.Vetëm një vit më parë ato u përjashtuan nga Kampionati Botëror për shkak se konsiderohen se janë biologjikisht meshkuj. Të dyja u pezulluan nga Federata Ndërkombëtare e Boksit (IBA), dhe u njoftua se testet e ADN-së treguan se ato apo më mirë “ata”, kishin kromozome XY.
Megjithatë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) i ka pranuar dy boksieret në “Paris 2024”, duke e injoruar vendimin e IBA-s. Khelif konkurron në kategorinë deri në 66 kilogramë dhe është ndër pesë favoritet për t’u shpallur kampione, ndërsa garën do ta nisë në raundin e dytë në një ndeshje kundër italianes Angela Carini. Përtej Adriatikut janë të alarmuar, duke e konsideruar si një duel që mund të rezultojë me pasoja të rënda për sportisten italiane. Ndërsa boksierja tjetër, Lin Yu-Ting, konsiderohet si favorite kryesore për medaljen e artë në peshat deri në 57 kg. Ajo do ta nisë nga raundi i dytë kundër Sitora Turdibekovës të Uzbekistanit.
Grushti i një burri biologjik është afërsisht 160% më i fortë sesa ai i një gruaje dhe efektet e kësaj fuqie u vunë re në fytyrën e meksikanes Brianda Cruz, një nga boksieret e fundit që u përball me Khelifin para skualifikimit të saj (tij) nga kampionati botëror. “Goditjet e tij më lënduan shumë, nuk besoj se jam ndier ndonjëherë kështu në 13 vitet e mia si boksiere, as në sparring tim me burra. Falë Zotit atë ditë dola shëndoshë e mirë nga ringu dhe është diçka e mirë që më në fund këtë situatë po e vënë re të gjithë”, deklaroi Brianda menjëherë pas humbjes.
Sigurisht, kjo do të thotë të heqësh dorë nga ëndrra olimpike pas kaq shumë përpjekjesh, por a ia vlen të rrezikosh jetën për një medalje? Brianda, pasi dueloi me Khelifin, ishte e qartë: “Falë Zotit që dola shëndoshë e mirë nga ringu atë ditë”. Po sikur një boksier tjetër të mos ketë të njëjtin fat…?!
ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
Burimi