Parandalimi i konflikteve me pasoja nga Policia e Shtetit, ministri Balla: Po rritet besimi i qytetarëve çdo ditë e më shumë
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla me anë të një postimi në rrjetet sociale ka përgëzuar Policinë e Shtetit në Velipojë dhe Korçë, për rezultatet e 24 orëve të fundit.
Ai shprehet se parandalimi i konflikteve me pasoja dhe operacionet kundër armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, por rritin besimin e qytetarëve përditë e më shumë.
Postimi i Ballës:
Reagimi në kohë i Policisë së Shtetit në parandalimin e konflikteve me pasoja, operacionet sistematike “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”, kundër armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, po rritin besimin e qytetarëve përditë e më shumë. Përgëzime Policisë së Shtetit 📍Fier, Velipojë dhe Korçë, për rezultatet e 24 orëve të fundit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi