
Pandeli Majko në listën e hapur në Tiranë: Një burrë nuk lind për të drejtuar, por i përgjigjet thirrjes dhe bën detyrën! Beteja ime do jetë në Kavajë dhe Rrogozhinë
Pandeli i Majko, i cili do të jetë në listën e hapur të Tiranës ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke thënë se ka firmosur dokumentet për të kandiduar për deputet në zgjedhjet e 11 majit.
Deputeti socialist shpreh bindjen se “një burrë nuk lind për të drejtuar, por i përgjigjet thirrjes dhe bën detyrën!”.
Majko thotë se beteja e tij organizative do të jetë në Kavajë dhe Rrogozhinë, “dhe kudo që do të jem i nevojshëm, për të bërë detyrën dhe detyrimin ndaj kujtdo që beson tek e ardhmja europiane”!
“Firmosa dokumentet e kandidimit për deputet, që të vazhdoj në krah të familjes sime, PSSH, atë që kemi nisur, edhe pas zgjedhjeve të 11 majit!
Jam i bindur, se një burrë nuk lind për të drejtuar, por i përgjigjet thirrjes dhe bën detyrën!
Bufi ushqehet me minj!…
Sot beteja më e rëndësishme është që Shqipërinë ta bëjmë një vend më të mirë!
Votoni shokët dhe shoqet e mija në Listën e Hapur! Unë, jam vetëm një prej tyre!
Beteja ime organizative do të jetë në Kavajë dhe Rrogozhinë, dhe kudo që do të jem i nevojshëm, për të bërë detyrën dhe detyrimin ndaj kujtdo që beson tek e ardhmja europiane!
Votoni Partinë Socialiste! Do tja dalim, BASHKË! Shqipëria e fëmijëve tanë, është e para!“, shkruan Majko.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi