“Opozita të reflektojë, çështja e 5 qershorit për ne nuk përbën kusht”- Gjiknuri zbulon nëse kanë bërë propozim për lista të hapura: Kemi marrë garanci nga KQZ që të…

“Opozita të reflektojë, çështja e 5 qershorit për ne nuk përbën kusht”- Gjiknuri zbulon nëse kanë bërë propozim për lista të hapura: Kemi marrë garanci nga KQZ që të…

Pas mbledhjes së Grupit të Dialogut ku janë diskutuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, sekretari i përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri është shprehur se opozita insiston të çështja e 5 qershorit për koalicione parazgjedhore, ndërsa shtoi se për ta është e ezauruar dhe se nuk përbën me kusht

“Opozita është e përqendruar te 5 qershori, por në këtë pikë nuk i ndihmoj dot. Nuk mund të rri peng i një date që i përket 4 viteve më parë”, tha Gjiknuri.
Si do ta miratoni votën e emigrantëve nëse ata nuk janë dakord?
Nëse ata nuk janë dakord, nuk do të miratohet. Do të bëjmë një propozim siç e ka sjellë ekipi i deputetëve të opozitës dhe siç e ka kërkuar shoqata e diasporës. Dhe, nuk duan, do i themi publikut shqiptar opozita nuk do, nuk kemi çfarë bëjmë në këtë drejtim.
Ky Grup Dialogu ka përfunduar misionin e saj?
Grupi i dialogut mund të vazhdojë të dialogojë. Nëse ka ndonjë diskutim të minutës së fundit, nëse ka një propozim për çështje të ndryshme, unë i pres të të reflektojnë. Çështja e 5 qershorit është një çështje e ezauruar, nuk duhet të përmendet me si kusht. Nëse duan të diskutojnë për gjëra të tjera kemi kohë, dhe në të kundërt do të vijojmë me iniciativën tonë, sepse brenda korrikut ligji duhet të miratohet, në mënyrë që KQZ e të tjerët të kenë kohën e duhur pasi në shtator mund të dekretohet dhe data e zgjedhjeve. Zgjedhjet zhvillohen në fund prillit ose fillim të majit sipas llogarive që ka ligji,  kështu që brenda korrikut ne duhet të miratojmë ndryshimet ligjore. Nëse ka dakordësi, nëse nuk ka dakordësi kodi mundëson zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Keni marrë garanci nga KQZ-ja që nëse e miratoni brenda korrikut është e mundur vota e emigrantëve?
Po, patjetër! Pa diskutim është shumë e mundur pasi procedurat janë të thjeshtëzuara dhe KQZ ka bërë një punë paraprake, në momentin që bëhen ndryshimet ligjore, është shumë e mundur që ata të fillojnë zbatimin me aket nënligjore.
Për çështjen e hersit, ju do bëni propozim për lista të hapura apo do të shkoni sipas parashkimit kushtetues 1/3; 2/3?
Kjo është një gjë që do të merret vesh në momentin e duhur. PS është ka qenë për një variant të balancuar të garës mes kandidatëve dhe ju e dini që ne e kemi propozuar hersin dhe herësi mund të jetë masa më e ulët ose mund të shkojmë në një skemë tjetër më afër skemës Kushtetuese. nëse nuk ka dakordësi do të mbetet regjimi siç është shfuqizuar nga GJK, do të thotë herësi zero.
 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi