“O Rame, Çyrbja ka fillu me fol!”- Basha replika Ramës nga Durrësi: S’i mbushet mendja veç me cigare atij!

“O Rame, Çyrbja ka fillu me fol!”- Basha replika Ramës nga Durrësi: S’i mbushet mendja veç me cigare atij!

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka vijuar replikën ironike me kryeministrin Edi Rama nga Durrësi.

Përmes një videoje nga takimi në Durrës, Basha pyet Ramën nëse ia çoi dy paketat kryebashkiakut të Tiranës, apo po i ruan për ndonjë tjetër.
Ai më tej pyet sërish kryeministrin se ku i ka shokët, ndërsa thotë se Jurgis Çyrbes çfarë do i çojë, pasi atij nuk i mbushet mendja vetëm me cigare.
“E mo Ram mo Ram, ça do i çojmë Jurgis Çyrbes o Rame, se s’ia mush mendjen vetëm me cigare atij. Ka dalë gjithandej duke thon që votat i mora për Ramën jo për vete. Kujdes Rame, se s’ta dal dot as me fabrikë duhani mo” – shprehet Basha.
Më tej e pyet edhe për shokët e tij, mes tyre për “Gjush akulloren”, ish-kryebashkiaku Vangjush Dako.
Reagimi i plotë i Bashës:
O Rame, m’Durrës jam Rame. A ja çove dy paketet Lali Erit apo jo? Apo po i ru për ndonjë tjetër? E di vet ti. Më tha një nga të tutë këtu “o Lul mos fillosh ndonjë biznes me import cigaresh, se s’ke për t’ia dal dot me paketa për  këta tanët në burg”. E më Ram, më Ram, ngele duke u marr me shokët e mi, ja ku i ke. Shokët e mi të Durrësit, të Krujës, të Fushë Krujës, të Shijakut. Po shokët e tu ku i ke mo Rame? Ku e ke Lali Erin mo Ram, ku e ke Terin mo Ram, ku e ke mo Ram Gjush akulloren? E mo Ram, po Lir Beqajn, po Ben Ahmetajn? E mo Ram mo Ram, ça do i çojmë Jurgis Çyrbes o Rame, se s’ia mush mendjen vetëm me cigare atij. Ka dalë gjithandej duke thon që votat i mora për Ramën jo për vete. Kujdes Rame, se s’ta dal dot as me fabrikë duhani mo.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

11