Nuk pranoi ndarjen dhe i theu hundën partneres! Arrestohet për dhunë shqiptari në Itali

Nuk pranoi ndarjen dhe i theu hundën partneres! Arrestohet për dhunë shqiptari në Itali

Një 35-vjeçar me origjinë shqiptare ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj partneres së tij.

Mediat në Itali bëjnë me dije se 35-vjeçari abuzonte vazhdimisht me partneren, e për këtë arsye ajo i kishte kërkuar ndarjen.
Por shqiptari nuk ka pranuar diçka të tillë, e për pasojë debati mes tyre ka agravuar deri në dhunë fizike ndaj partneres 40-vjeçare.
Ishte fqinji i çiftit ai që referoi rastin në polici, pasi dëgjoi britmat e 40-vjeçares nga dhuna.
“35-vjeçari në pamundësi për të pranuar vendimin e partneres, e ka sulmuar me shqelma dhe grushte, duke e goditur me dhunë në fytyrë, sa i ka thyer hundën”, thuhet në njoftimin e policisë italiane.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi