“Nuk është provuar asnjë shkelje ligjore”- SPAK kërkoi 5 vite burg për Alqi Bllakon, ja kur do të vendoset fati i ish-deputetit të PS

“Nuk është provuar asnjë shkelje ligjore”- SPAK kërkoi 5 vite burg për Alqi Bllakon, ja kur do të vendoset fati i ish-deputetit të PS

Seanca në GJKKO për ish deputetin e PS, Alqi Bllako është shtyrë për në datën 11 mars në orën 13:30.

Gjatë seancës së sotme (7 mars) Bllako ka deklaruar se është i pafajshëm dhe se nuk ka pasur asnjë rol në dhënin e koncesionit të inceneratorit të Tiranës.
“Parashtrimet i mia i kam përgatitur me shkrim, së pari unë deklarohem tërësish i pafajshëm pasi nuk përmbushen asnjë nga kriteret ligjore për sa i përket  figurës së veprës penale të korrupsionit pasiv e kryer në dy raste.
Organi procedues nuk ka arritur të provojë asnjë shkelje ligjore nga ana ime në lidhje me detyrën time funksionale.
Sekreti i përgjithshëm nuk ka pas asnjë rol në këtë procedurë, madje s’kam marrë pjesë as si vëzhgues në mbledhjen e komisionit për dhënien e koncesionit, së pari.
Dhe së dyti vetëm anëtarëve të KVO u është kërkuar të plotësojnë deklarata e konfliktit të interesit, ndërkohe që unë si sekretar i përgjithshëm nuk kam pasur asnjë detyrë”, ka deklaruar Bllako.
Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako është nën akuzë për korrupsion të funksionarëve të lartë. Ai është shpallur fajtor dhe SPAK ka kërkuar dënimin me 5 vite burg si dhe heqje për 5 vite të ushtrimit të funksioneve publike.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente