“Një skuadër e re për Shqipërinë në BE”- Spiropali prezanton kandidatët e PS në Kamëz: Shqipëria ka një shans të artë për të bërë hapin e madh drejt anëtarësimit të plotë

“Një skuadër e re për Shqipërinë në BE”- Spiropali prezanton kandidatët e PS në Kamëz: Shqipëria ka një shans të artë për të bërë hapin e madh drejt anëtarësimit të plotë

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, prezantoi sot pasdite në Kamëz skuadrën  e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit, Lindita Nikolla, Sofika Lleshi, Kejsi Elezi dhe Halil Koloshi.

Nw fjalwn e saj, Spiropali u shpreh se zgjedhjet e 11 majit janw historike dhe se Shqipwria ka shansin pwr tw bwrw hapin e madh drejt anwtarwsimit nw BE.
“Shqipëria ka një shans të artë për të bërë hapin e madh drejt anëtarësimit të plotë në BE: të mbyllim procesin teknik të negociatave brenda dy viteve; të finalizojmë ratifikimin nga të gjitha parlamentet e vendeve anëtare dhe brenda kësaj dekade Shqipëria  të anëtarësohet në familjen europiane.
Vetëm Edi Rama mund ta bëjë këtë, sepse e ka dëshmuar me punën e tij, duke i dhënë Shqipërisë një rol të rëndësishëm në NATO dhe BE.
Partia Socialiste është forca e vetme që garanton vazhdimin e zhvillimit, rritjes së investimeve e pagave, përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së arsimit, ashtu siç është bërë deri më tani.”, u shpreh Spiropali.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente