“Një nga aplikantët për kreun e Policisë e keni në kërkim, thirrini në intervistë dhe arrestojeni”- Salianji: Jeni bërë gazi i botës, ligji ka sjellë karagjozë TikTok-u

“Një nga aplikantët për kreun e Policisë e keni në kërkim, thirrini në intervistë dhe arrestojeni”- Salianji: Jeni bërë gazi i botës, ligji ka sjellë karagjozë TikTok-u

Komisioni i Sigurisë Kombëtare, ku ishte në seancë dëgjimore ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha është shoqëruar me debate, por edhe me batuta dhe ironi.

Deputeti i PD, Ervin Salianji teksa komentoi kandidaturat për Kreun e Policisë së Shtetit tha se njëri prej tyre është në kërkim, ndërkohë që ligji i lejon të aplikojë.
“Jeni bërë gazi i botës”- iu drejtua Ervin Salianji, ministrit të Brendshëm.
“Më vjen mire që e konfirmon. Vetëm ministri i ri e thotë. Ju që jeni deputetë, ça mbroni këtu? Meqenëse është i pakënaqur, ku është më i pakënaqur? Te dekonspirimi i operacioneve, te përfshirja e krerëve të shtetit në krime dhe trafiqe, tek mosfunksionimi i ndihmës së punonjësve të policisë duke i dhënë triska si në kohën e Partisë së Punës? A do ju jepni pagesa dinjitoze apo do ju jepni oriz dhe miell. Do keni kapacitetin që të rrisni pagat?
Se dakord që jeni i pakënaqur dhe më vjen mirë. Thatë në një deklaratë publike, të kundërtën e asaj që thatë ky. Ka një ligj dhe nuk quhet kupolë, por është kupolë mafie. Sa e kanë plotësuar prej punonjësve një urdhër të ministrit të Brendshëm të tregonin a kishin përdorur aplikacionin Sky?
Thatë në deklaratë që do ketë gjeneratë të re drejtuesish, po ju i keni përcaktuar? Ça vlere ka ligji tani! Sa herë vjen një ministër sjell nga një ligj të ri. Ju thatë nuk ka rëndësi ligji, keni thënë të vërtetën, ligji gjasme me aplikim. Se ligji me aplikim të sjell karagjoz tik toku, i ke njerëz në kërkim aplikantët për drejtor policie. Thirreni të japë intervistë të arrestoni se jeni bërë gaz i botës. Ku e dini që do të ketë një gjeneratë të re kur aplikimet ende nuk janë verifikuar. Me komisionin që keni ju, e dimë që i keni të caktuar”, tha Salianji.
Hajrulla Xhivini është kandidati për Drejtor të Policise qe eshte shpallur ne kerkim, pasi ka thyer masen e sigurise arrest shtepie, por mësohet se Xhivini bashkë me tre kandidatë të tjerë janë skualifikuar.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi