
Ngjarja me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut! Berisha mesazh ngushëllimi për familjet e të rinjve që vdiqën nga zjarri në diskotekë: Tragjedi e tmerrshme! Shërim të shpejtë për të plagosurit!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook një mesazh ngushëllimi për familjet e 59 të rinjve që humbën jetën në një lokal nate mbrëmë në Maqedoninë e Veriut si pasojë e një zjarri.
Teksa ngushëllon familjet e viktimave, Berisha i uron shërim të shpejtë dhe të plotë 155 të plagosurve.
“Një tragjedi e rëndë në Maqedoninë e Veriut Miq, një tragjedi e rëndë ka ndodhur në vendin mik. Në një diskotekë në qytetin Koçan, Maqedonia e Veriut, 59 të rinj, të moshave 14-25 vjeç, humbën jetën tragjikisht nga zjarri, ndërsa 155 të tjerë pësuan djegie të shkallëve të ndryshme dhe helmim nga monoksidi i karbonit. Ndër ta, 18 janë në gjendje të rëndë.
Me këtë rast, shpreh ngushëllimet më të ndjera të mia dhe të Partisë Demokratike për familjet e viktimave, si dhe solidaritetin tonë me autoritetet lokale dhe qendrore të Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu, lutemi për një shërim sa më të shpejtë dhe të plotë të të plagosurve në këtë tragjedi të tmerrshme”, shkruan Berisha në Facebook.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi