
“Në Tiranë synojmë mbi 20 deputetë”- Salvador Kaçaj: PD listë transparente, në PS njerëz anonim dhe me dosje në SPAK
Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Salvador Kaçaj tha se në Tiranë synojnë të marrin mbi 20 mandate.
Kaçaj teksa komentoi listat e Partisë Socialiste, u shpreh se aty janë njerëz anonim dhe me dosje të renda në SPAK.
Asnjë socialist -tha Kaçaj- nuk jep dot një arsye pse duhet të votojë Rilindjen.
“Kjo është aleanca më e madhe, kundërshtari jonë nuk ka asnjë aleancë. Ajo listë e PS është me njerëz anonim. Njerëz me precedent penal, njerëz që kanë dosje në SPAK. PD ka një listë transparente, listë vlerash.
PD dhe aleanca për Shqipërinë Madhështore i ka të gjitha mundësitë dhe synojmë të marrim mbi 20 deputetë. Mendoj që po të marrësh një socialist dhe ta pyesësh më thuaj tre arsye pse ta votosh Rilindjen nuk ka asnjë arsye. Sepse këtu Shqipëria ka shkuar në një katastrofë në të gjithë fushat”, tha ndër të tjera në emisionin “Log” Salvador Kaçaj.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi