“Ne s’tërhiqemi”- Protesta para Bashkisë, Këlliçi efektivëve: Do të mbrojmë taksat e qytetarëve dhe interesin publik
Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi është shprehur se nuk do të tërhiqen nga protesta e tyre para Bashkisë Tiranë.
Këlliçi theksoi se për ta është e rëndësishme që të mbrojnë taksat e qytetarëve dhe interesin publik.
“Ne nuk tërhiqemi. A e zbaton apo jo Altin Dumani urdhrin e Edi Ramës, kjo për ne pak rëndësi ka. Për ne ka rëndësi që të mbrojmë taksat e qytetarëve. Për ne rëndësi ka që të mbrojmë interesin publik që Veliaj të shkojë para drejtësisë.
Shko mor plehrë, o plehrë, shko kap Veliaj mos i bjer qytetarëve. O ordiner, o ordiner mos i prek qytetarët. O bandit, terrorist, kamikaze i Erion Veliajt, i Edi Ramës. Një hajdut që godet protestuesit, në vend të kapës Veliajn që ka vjedhur 130 mln euro. Merresh me qytetarët e ndershëm”, thotë ai.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi