Në Kuvend rikthehen tensionet/ Deputetët e opozitës djegin karriget e tyre! Ja çfarë ndodhi gjatë seancës plenare

Në Kuvend rikthehen tensionet/ Deputetët e opozitës djegin karriget e tyre! Ja çfarë ndodhi gjatë seancës plenare

Ashtu siç edhe e kishin paralajmëruar, opozita ka rikthyer tensionin parlamentar, kjo pas burgosjes së Ervin Salianjit. Pas bojkotit që i bënë komisioneve, ata krijuan kaos dhe tension në sallën e seancave plenare.

Në fillim të seancës, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, njoftoi ndërprerjen e mandatit për deputetin Ervin Salianji, pas dënimit nga Gjykata e Apelit me një vit burgim për akuzën “kallëzim i rremë”.
Spiropali tha se nuk ka asnjë lidhje me vendimet e gjykatave.
Me një plan që e kishin mirëorganizuar, ligjvënësit demokratë pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar ia drejtuan Kuvendit në orën 17:00.
Sapo u futën brenda, ata iu drejtuan foltores së Kuvendit, duke e bllokuar atë, më pas thyen karriget ndërsa hodhën sende të forta drejt kryetares se Kuvendit.
Më pas ligjvënësit demokratë morën karriget e tyre, i nxorën jashtë parlamentit dhe i vunë zjarrin.
Bardhi mohoi që djegia simbolike e karrigeve do të shoqërohej me djegie të mandateve, duke theksuar se ata “nuk shmangen nga beteja”.
“Edi Rama ka djegur parlamentin, ne dorëzojmë karriget tona duke i djegur ne të parët, sepse nuk jemi këtu për veten tonë, por jemi për qytetarët dhe interesin publik,” deklaroi kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.
Pas tensioneve, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali mbylli seancën ndërsa paralajmëroi deputetet e opozitës se aktet e tyre do të kenë pasoja.

 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi