Në kërkim nga Interpoli i Shkupit, arrestohet nga policia kufitare 50-vjeçari, do të ekstradohet në Maqedoninë e Veriut! Ja për çfarë akuzohet

Në kërkim nga Interpoli i Shkupit, arrestohet nga policia kufitare 50-vjeçari, do të ekstradohet në Maqedoninë e Veriut! Ja për çfarë akuzohet

Kapet nga Policia Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Shkupi.
Shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar që tentojnë të hyjnë/dalin nga Shqipëria, pas shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në dalje të RSh-së dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin maqedonas:
A. K., 50 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Shkupi, pasi akuzohet nga autoritetet gjyqësore të Maqedonisë së Veriut, për veprën penale “Vjedhja”.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Shkupin, për ekstradimin e 50-vjeçarit.
vijon…

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi