Ndihmoi protestuesin e moshuar që ra përtokë, Bardh Spahia: Për fat të mirë ishte kalimtare! Policia tentoi të na shpërndante me dhunë

Ndihmoi protestuesin e moshuar që ra përtokë, Bardh Spahia: Për fat të mirë ishte kalimtare! Policia tentoi të na shpërndante me dhunë

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, foli për mikrofonin e News 24, ku tregoi rastin me protestuesin e moshuar i cili ra përtokë gjatë tubimit.
Spahia i cili i dha protestuesit ndihmën e parë, tha se për fat të mirë i moshuari tani është mirë dhe se gjendja e tij është stabilizuar.
Lexo edhe: Përplasjet mes protestuesve dhe policisë! Qytetari bie përtokë, Bardh Spahia i jep ndihmën e parë
Demokrati tha se policia e shtetit tentoi të shpërndante qytetarët me dhunë, ndërsa tregoi se në protestën e opozitës sot në Tiranë kanë ardhur edhe qytetarët nga Shkodra dhe Lezha.
Spahia: Ishte një moment kur i moshuari pati gjendje lipothimie, për fat të mirë kalimtare, për punë pak minutash u stabilizua. Nuk pati nevojë për ndërhyrje të specializuar mjekësore. Duhen përgëzuar qytetarët që gjenden në makinat e tyre që në një farë mënyrë mbështetet protestës. Policia e shtetit me anë të dhunës tentoi të shpërndante qytetarët që protestojnë. Nuk është vetëm opozita por çdo qytetar i vendit që mezi arrin të mbyllë muajin.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi