Ndarja nga jeta e Aristir Lumezit/ Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj: Profesionist i rangut të lartë dhe gazetar europian! Do t’i mungojë medias dhe familjes

Ndarja nga jeta e Aristir Lumezit/ Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj: Profesionist i rangut të lartë dhe gazetar europian! Do t’i mungojë medias dhe familjes

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të kryeredaktorit të Gazetës Panorama, Aristir Lumezi. Teksa vlerëson figurën e tij, deputeti demokrat thotë se Lumezi ka qenë një profesionist i rangut të lartë.

Gjekmarkaj thotë se gazetari Lumezi ka qenë gjithmonë i qetë, i durueshëm per të dëgjuar dhe i sakte në përfundime.
Sipas tij, Aristir Lumezi ka qenë një gazetar evropian në performancën e tij, modern dhe urban në këndvështrim.
“Lumezi mbetet një shembull për të gjithë ata që duan të bëhen gazetarë por edhe qytetarë model. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij”, mbyllet reagimi i nënkryetarit të Kuvendit.
Reagimi i Nënkryetarit të Kuvendit, Agron Gjekmarkaj
Me keqardhje të thellë mësova për ndarjen nga jeta të njërit prej lajmëtareve më cilësore të  Shqipërisë, Aristir Lumezit, Kryeredaktorit të gazetës “ Panorama”. Një njeri i ndershëm,  një profesionist i rangut të lartë, një ndërgjegje analitike, do ti mungojë familjes, medias e në veçanti gazetës “Panorama” por edhe vendit. Kam patur fatin të bashkëpunoj me të si një bashkëpunëtor i hershem i këtij organi dhe t’ja njoh përkushtimin  e tij për të vërteten, gjykimet e tij mbi ngjarjet dhe personazhet, rëndësinë që i jepte lajmit me dashuri të madhe per punën dhe kodet e saj etike.
Larg nevojës per protagonizem por afër çdo ngjarjeje që shënonte jetën e shoqërisë, politikes dhe shtetit tonë! Gjithmonë i qetë, gjithmonë i durueshëm per të dëgjuar dhe i sakte në përfundime. Ishte një gazetar shqiptar e evropian në performancen e tij, modern e urban në këndvështrim, njohës i mirë i mentaliteteve dhe territorit. Lumezi mbetet një shembull për të gjithë ata që duan të bëhen gazetarë por edhe qytetarë model. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi