Ndarja e papritur nga jeta e ish-deputetit Gerti Bogdani, Unioni Ndërkombëtar i Demokracisë e nderon me një minutë heshtje
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, i cili ndërroi jetë papritur në moshën 44-vjeçare, është nderuar me një minutë heshtje nga Komiteti Ekzekutiv i Unionit Ndërkombëtar të Demokracisë, me kërkesën e Presidentit, Stephen Harper.
Nderimet për ish-deputetin demokrat u bënë në takimin e rradhës të këtij Forumi më datë 23 shtator. Në takim, Partia Demokratike përfaqësohej nga deputetja dhe Kryetarja e LDG, Albana Vokshi.
Pjesë e takimit ishte edhe miratimi i aplikimeve për anëtarësim të dy partive italiane, Fratelli d’Italia dhe Forza Italia.
Unioni Ndërkombëtar i Demokracisë është e vetmja organizatë ndërkombëtare me parti anëtare nga të gjithë kontinentet. Shumë nga anëtarët e saj vijnë nga demokracitë e sapokrijuara gjatë viteve ’90.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi