“Muçua, euroatlantiku i rënë nga fiku, çfarë ndodhi në festën e SHBA”- Satira e Gjekmarkajt: Si u prit mesazhi i Babos për largimin e dy të tretave nga Kuvendi
Nga Agron Gjekmarkaj
Kronike për dy të tretat ! Dikujt i ka rënë në sy ngjitja e Ogit në paragrafet e “kronikes” si shenjë suksesi e rangu. Xhelozia po rreshket sokaqeve si shi.
Të interesuarit duhet ta dinë që Babua nuk ka ndërhyrë e gjitha është falë merites së saj. Ai vetëm për Boren kujdeset, thjesht na ka thënë vazhdoni kështu se jeni në rrugën e hallallit. Më pas ka çuar një haber tërthorazi. Marifet që mos të hyjë në borxh e të na e dijë as për nder. Mamica të ketë akses si Rozafa, një sy, një dorë e të tjera brenda saj për të qene i informuar, për të shpërndare kumte të mallkuara si ai me dy të tretat që do ikin dhe një të tretat që do rrinë me të cilat do merremi më poshtë.
Prishur mos qoftë. Mezi e kemi viranin ! Dje Nikoqiri i tha Ogit me një tonalitet të përvajshëm “je me fat, moj shoqja ime/se shpëtove për një qime/ unë se di çfarë vjen nga prapa/them ndonjëherë kaq e pata/Babo të zgjodhi me dorë/kur t’hoqi atë këmborë/tash e keqja te vjen anës/ dopjua në dorë të Albanes/ Ogi belasë i ike nga keto punet onkologjike/.
Pas shumë kohesh rastësia e poq Nikoqirin me Damon i cili që nga koha kur i tha Ditmarit se Damon ti ma ke prezantuar nuk ishin pjekur ! Deshën s’deshën u ngjatjetuan. Damua kafshoi gjuhen e mbajti dorën. Albana Koçia ngjante si e hypur në koçinë e karontit. Po ashtu që në sabah ra në sy një dialog mes Tonit dhe Etildes, ky i fliste butë mes renkimesh me zë predikues tek kyçet i thernin dhe brëngat e lodhnin . ‘a degjon bija ime?’ Ajo buzeqeshte ëmbel e me nge, larg prej seriozitet kercenues e mbrojtes , duke i thënë ‘amin , po At gjykimet e tua janë rruga, ato të Shalsit ura, të Çuçit shtegu, të Taos korija, te Mimisë drita, të Majkos puhiza, të Babos e verteta”!
Nga syzet për një çast na u duk si Delina. Qe Jorushi ajo që e preu enigmen gordiane me shpaten e njohjes e tha: Kjo është vetë Etilda gjysma ime në PS.
Klosi hapte me goje herë pas herë me pagjumesinë si shqetesim madhor e mungesen e perqendrimit si minor. Ulsia i ngjante mjekrres se vet. Ishte krejt i perzhitur. Për një moment patem iluzionin se paqja oça oça mes Liderit në perspektive Gazit dhe Beles se qeverisë po vendosesj kur ajo shfaqi gatishmërinë per ti dhënë atij gjithë informacionin që ajo zemër e trazuar kerkonte.
Por ashtu nuk qe ,plasi sherri e zallamahia, poterja e vikamat aqsa edhe Kosta i Gramozit e Lindites nuk e pa të udhes të nderhynte duke thënë se kjo luftë duhet bërë deri në fund, kush të mbetet gjallë ti gezohet jetes dhe iku.
Në keso rastesh mbaj gjithmonë një tas që e vura në kokë për të shpetuar rradaken. Dilua nuk ndihej mirë ankthi në do jetë tek dy të tretat që sosen apo tek një e treta që mbetet i sembon të uruarit. Një ditë e paten ftuar në Dodovec per llallen e re , nuk pat shkuar, ndoshta ata janë ankuar tek Babua me letra si dikur !
Baftua po kaq nuk vajti në një festë syneti në Grecalli e tani i është bërë qejfi qeder në mos i kthehet në ters. Laerti edhe pse e çmon shumë tabanin popullor e hokat e miletit një ditë qelloi pa nge kur Tezja organizoi një ziafet me kërmë me Termenë në Zhapopikë? Të pakten të kishte qëne kur u kenduan këngë për Babo komandantin. Por ajme jo…Tezja kishte buzeqeshur ligsht.
Edhe Xhemali e barte një maraz. Në Zgafnorë e ftuan në dasem po nuk gjeti kohë ti begeniste, pse paçë e pilaf do ha unë paskesh thënë? Dikush e ka degjuar dhë muhabeti është ngjitur lart.
Nasipi gjithaq me pengje ! Skraparlinjët kanë hapur llafe që e levdon kot rakinë e Skraparit se në Tiranë i mbush bulçinjet me uiski. Ky fakt zemeratë ka shkaktuar atyre maleve.
Ismet Beqiri i qënkesh hakerryer një cjapi në Çorrush, të hëngert mortja ose Babo more zgafyell! Të pranishmit ishin indinjuar për shënjen e barazimit ndaj druan se aq qe, iku. Se duhej ti kishte thënë o të hëngert Babua o e paç jeten e gjatë.
Arben Pllumbi dje habiti të madh e të vogel. Tre fjalime lexoi me gjasë tek një e treta do mbetet. Bujari i Lushnjes e di që vetem faqorja nuk e tradheton se partia ta fut ndaj e shtrengon atë siç shtrengohen gjërat me rëndesi.
Petrua duket i qete, vret mendjen në ka thënë ndonjë gjë ne koken e vet ndonjehere?! Nuk i rezulton, ndaj rehatohet. Nuk ka stres. Blerua ndonëse persoset në duk e sqimë ngjan sikur harrohet dhe i ngjan vetja në purgator. Po kerkon rrugen e Parajses. Ermua qerratesha ka ditë që po vishet bukur dhe një ndezulli e brendëshme si gezim e karakterizon të uruaren. Salianji erdhi në mes të dites duke kqyrur me shpoti gjithçka e gjithkënd , dukej si i pari i çetes së xhinderve. Nallbati lëngon pa derman. Dash Sula shkrofetin në dhimbje.
Kryezevendes Lideri Muli foli gjatë drejtimit tim të seancës sa deshi e çfarë deshi për inatin e Erit të Braçajve ndonëse ai firaun i njeh mire hilet e zanatit. Na e bëri zemren mal i bekuari naaa firar u bënë ministrat para asaj flake.
Në darkë shkuam në festen e Pavarësisë së SHBA, u kënaqem. Më shumë nga të gjithë Muçua i cili shtynte të dilte në rresht të parë , euroatlantiku i rënë nga fiku, qeshte i lumtur si njeri që vetem ai i thith si duhet dhe dehet nga mesazhet e aleatit të madh i gatshëm të përqafoje ambasadorin a në mos të puthë podiumin e drunjtë.
Qe edhe Bakja i Republikes gjithmonë i druajtur e i hutuar mos i thonë po ti çdo ketu, hajt ik nashi?! Baba Mondi solli hare e gezim mes një grupi ministreshash teksa i bekoi e daroviti. Unë që të marr pak vemendje nga njerzia ndënja me zonjen Gride e zotin Bert.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi