“Moment historik!”- Zgjedhja e kryepeshkopit Joan në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Ilir Meta mesazh urimi: Personalitet i jashtëzakonshëm!

“Moment historik!”- Zgjedhja e kryepeshkopit Joan në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Ilir Meta mesazh urimi: Personalitet i jashtëzakonshëm!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga burgu ka përcjellë një mesazh urimi për përzgjedhjen në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, të kryepeshkopit Joan Pelushi.

Meta e ka cilësuar si një moment historik zgjedhjen e tij në këtë detyrë, ndërsa thekson se Kryepeshkopi Joan është një personalitet i jashtëzakonshëm.
“Jam besimplotë se me bekimet e Zotit Fortlumturia e Tij Joani do të vijojë me shumë dashuri punët dhe veprat e mira në shërbim të Kishës Ortodokse Autoqefale dhe besimtarëve ortodoksë shqiptarë, në përçimin e vlerave shpirtërore dhe mësimeve të shenjta, të paqes dhe të forcimit të harmonisë tonë ndërfetare, shembull frymëzues për mbarë botën”, shkruan Meta më tej.
Reagimi i Ilir Metës
Në këtë moment historik për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë i shpreh urimet më të përzemërta Fortlumturisë së Tij, Joan Pelushit për zgjedhjen nga Sinodi i Shenjtë në detyrën e lartë të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë.
Jam dy herë i lumtur për zgjedhjen në këtë detyrë shumë të rëndësishme të një personaliteti të jashtëzakonshëm, të cilin e njoh nga afër dhe kam patur fatin të bashkëpunoj në detyrat e larta shtetërore kur Ai drejtonte Mitropolinë e Shenjtë Korçë.
Jam besimplotë se me bekimet e Zotit Fortlumturia e Tij Joani do të vijojë me shumë dashuri punët dhe veprat e mira në shërbim të Kishës Ortodokse Autoqefale dhe besimtarëve ortodoksë shqiptarë, në përçimin e vlerave shpirtërore dhe mësimeve të shenjta, të paqes dhe të forcimit të harmonisë tonë ndërfetare, shembull frymëzues për mbarë botën.
Edhe njëherë dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për kontributin e madh, të paharruar dhe gjithmonë të vlerësuar të Kryepeshkopit të ndjerë Anastas Janullatos për ringritjen e Kishës dhe për edukimin e brezave të rinj të klerikëve ortodoksë.
Të gjitha “përrallat” në lidhje me vendimin tim për dhënien e shtetësisë shqiptare për Kryepeshkopin Anastas, morën sot përgjigjen e merituar.
Edhe njëherë urime Fortlumturisë së Tij, Joan Pelushit dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë shqiptarë!

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente