Molotov dhe gaz lotsjellës/ Noka paralajmëron: Kjo ishte protesta e parë e mosbindjes civile! Regjimi e mori mesazhin, duam qeveri teknike

Molotov dhe gaz lotsjellës/ Noka paralajmëron: Kjo ishte protesta e parë e mosbindjes civile! Regjimi e mori mesazhin, duam qeveri teknike

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka folur për mediat pas mbylljes së protestës së mbajtur sot në Tiranë, e cila nisi nga Kryeministria me molotov dhe gazlotsjellës, e u mbyll në selinë e PD-së.

Noka paralajmëroi se kjo nuk do të jetë protesta e vetme e mosbindjes civile, por do të ketë edhe të tjera, ku mesazhi ashtu si edhe sot, do të jetë krijimi i qeverisë teknike.
“I dhanë një leksion, që ne do jemi këtu dhe do vazhdojmë mosbindjen civile deri sa kërkesat e qytetarëve të plotësohen. Të formohet qeveria teknike. Sot startuan nga parlamenti në rrugë për çdo hap tjetër do ju njoftojmë”, tha Noka.
Ndër të tjera, Noka tha se nuk ndalohet as me gaz e as me dhunë revolta e qytetarëve, dhe se kjo e sotmja ishte revoltë dhe jo protestë.
Fjala e sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka:
Ishte dita e parë që mosbindja civile zbriti në rrugët e Tiranës. Regjimi narkos i tërbuar, sot mori një mesazh; jepi zgjidhje kërkesës së qytetarëve, jepi zgjidhje qeverisë teknike, ndryshe narkosi në pushtet nuk do të ketë paqe asnjëherë.
Sot ata e kuptuan se beteja me qytetarët nuk fitohet me gaz, as me dhunë, nuk e fitojnë dot kurrë. Qytetarët sot i dhanë një leksion, ne do të jemi këtu të vazhdojmë mosbindjen civile deri sa synimet tona, kërkesat e qytetarëve të plotësohen. Narkosi duhet të largohet, duhet ti hapë rrugë një qeverie teknike që ti afrojë vendit paqe sociale dhe zgjedhje të lira.
Çfarë do të ndodhë nesër?
Sot startuam nga parlamenti në rrugë, për çdo hap tjetër do të ju njoftojmë. Ne do të jemi në mosbindje civile.
Si do ta largoni Ramën?
Të jeni të sigurtë që sot ata janë duke u dridhur, ata janë të tërbuar sepse forca e qytetarëve u ka kallur datën. Me mijëra forca policore kanë rrethuar bunkerin e Surrelit, sepse sulltani atje dridhet dhe nuk flet i qetë, siç e pat ju gjithandej. I gjithë shteti në panik, nuk ndalohet as me polici, as me gaz e as me asgjë revolta qytetare. Revolta do të vijë duke zierë.
Nuk ishte protestë, kjo ishte revoltë, ky është hapi i parë i mosbindjes civile. Do të jemi në kontakt çdo ditë e do të jemi në aksion. Falenderoj të gjithë qytetarët dhe demokratët që iu përgjigjën ftesës tonë. Ju falenderoj edhe ju mediave që pasqyruat këtë hap të mosbindjes civile. Fitore!

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi