Mitropoliti Joan u zgjodh pasues si Kryepeshkopit Anastas, Presidenti Begaj: Kisha Ortodokse Autoqefale do të vazhdojë të jetë një shtyllë e fortë e besimit

Mitropoliti Joan u zgjodh pasues si Kryepeshkopit Anastas, Presidenti Begaj: Kisha Ortodokse Autoqefale do të vazhdojë të jetë një shtyllë e fortë e besimit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar Mitropolitin Joan Pelushi për zgjedhjen e tij si Kryepeshkop i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Begaj shprehe se Kisha Ortodokse Autoqefale do të vazhdojë të jetë një shtyllë e fortë e besimit.
“Shumë urime për Kryepeshkopin e ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Hirësinë e tij, Imzot Joanin! Nën drejtimin e tij, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të vazhdojë të jetë një shtyllë e fortë e besimit, paqes dhe vlerave shpirtërore për besimtarët dhe për gjithë shoqërinë shqiptare.,” – u shpreh Presidenti Begaj.
Zgjedhja e Kryepeshkopit të ri shënon një moment të rëndësishëm për komunitetin ortodoks në Shqipëri.
Mitropoliti Joan Pelushi u zgjodh në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë pas ndarjes nga jeta disa muaj më parë të Hirësisë së Tij, Anastasit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente