“Me çfarë të drejte i jep gojës, flet absurditete e marrëzira”- Rama sulmon Vangjel Dulen nga Dhërmiu: S’mund të bëhet Himara shesh për përshesh

“Me çfarë të drejte i jep gojës, flet absurditete e marrëzira”- Rama sulmon Vangjel Dulen nga Dhërmiu: S’mund të bëhet Himara shesh për përshesh

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar nga Dhërmiu kryetarin e PDBDNJ-së, Vangjel Dule, duke iu drejtuar “me çfarë të drejte i jep gojës dhe flet absurditete e marrëzira”.

Rama theksoi se Dule është vetëm një qytetar i thjeshtë i Shqipërisë dhe se po nxit përçarja për intersa, sipas kryeministrit, të disa njerëzve të vegjël që “vijnë nga territoret më të zymta të Shqipërisë”.
“Nuk mund të bëhet Himara shesh për përshesh”, theksoi ai duke shtuar se “doni një Vangjel për sherr, prisni një Vangjel me vetullat e rënda që t’ju sjelli sherrin”.
Rama: “Fytyra e Vangjel Dules, ç’punë ka në Himarë përveçse si një qytetar i Shqipërisë, si çdokush tjetër dhe me çfarë të drejte i jep gojës për të nxitur përçarje e për të folur absurditete dhe për të folur marrëzira që nuk kanë lidhje fare as me jetën e përditshme të himarjotëve, shqiptarëve apo grekëve. Kanë lidhje me synimet e disa njerëzve të vegjël që kanë interesa përçarje dhe nuk i përkasin këtij shekulli, vijnë nga territoret më të zymta të Shqipërisë. Të gjithë të fusin në kokë këtë, përpara se të kenë çdo gjë tjetër himarjotët kanë Himarë, nuk është Himara për të marrë këtej e andej, por për të qëndruar këtu dhe për të qenë vendi ku lulëzon jeta e himariotëve, edhe të vijnë të tjerët janë të mirëpritur. Nuk mund të bëhet Himara shesh për përshesh, jo po i zhveshin nga pronat, çfarë po mohohet, asgjë. Po punohet me të gjitha mundësitë të bëhet çdo ditë e më e bukur e pastër. Vangjel për Vangjel vajti kjo punë, një fjalë duhet ta mbani mend.
Një nga arsyet pse ky proces po përmbyllet është këmbëngulja dhe ajo mania gjirokastrite e Vangjelit që kam unë këtu, ndaj dhe bashkia është bërë me krahë, prandaj dhe kadastra është bërë me krah sepse ka një njeri që u rri në kokë. Provoni ta merrni në telefon dhe nuk do ndodhi ta ngrejë. Doni Vangjel për punë, ja ku e keni. Doni një Vangjel për sherr, prisni një Vangjel me vetullat e rënda që t’ju sjelli sherrin. Opinionet dhe diversiteti në kafene, përplasuni sa të keni qejf. Por jashtë puna duhet të vazhdojë, janë 1 mijë gjëra për t’u zgjidhur.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi