“Mbrojtja e kryeministrit, puthja e Judës për Dash Sulën”- Berisha për deputetin që iu bashkua “Nismës Shqipëria Bëhet”: Të rreshtohesh me opozitën e opozitës nuk është zgjidhja

“Mbrojtja e kryeministrit, puthja e Judës për Dash Sulën”- Berisha për deputetin që iu bashkua “Nismës Shqipëria Bëhet”: Të rreshtohesh me opozitën e opozitës nuk është zgjidhja

Kreu demokrat Sali Berisha, ka komentuar largimin e deputetit të PD-së Dashnor Sula, i cili hyn në zgjedhje si kandidat për ligjvënës në listën e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Berisha tha se të “rreshtohet me opozitën e opozitës, pra de facto me një patericë të Edi Ramës, në vlerësimin tim nuk është zgjidhja”.
Gjithashtu, ai tha se “mbrojtja e kryeministrit është puthja e Judës për Dash Sulën”.
Berisha: Një pjesë nuk është e vërtetë se e kanë braktisur se nuk janë në zonë të sigurt. Një pjesë prej tyre ka thënë më përpara se nuk do të hyjnë në garë. Në tërësi, deputetët kanë pranuar verdiktin e listës. Tani nuk po flas për ndonjë që nuk e pranoi verdiktin, por unë mendoj se beteja me Edi Ramën zhvillohet jo nga opozitarë të opozitës, por në gjirin e aleancës më të fuqishme.
Mbrojtja e kryeministrit është puthja e Judës për Dash Sulën, i cili ka karrierën e tij, por mendoj se hapi që bëri, të rreshtohet me opozitën e opozitës, pra de facto me një patericë të Edi Ramës, në vlerësimin tim nuk është zgjidhja.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente