Mbahet në GJKKO seanca për Fatmir Mediun/ Mungon ish-ministri, 113 pyetje për ekspertët! Ja çfarë thotë prokurori
Në Gjykatën e Posaçme mbahet seanca gjyqësore për tragjedinë e Gërdecit. Mësohet se ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu nuk është paraqitur në seancë, ndërsa mungon edhe avokati i tij mbrojtës Ardian Visha. I pranishëm është vetëm avokati Henrik Ligori.
Prokurori Klodian Braho kërkoi që të vazhdojë seanca në mungesë të ish ministrit Mediu. Kjo kërkese u pranua nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila vendosi qe ish ministri të mbrohet vetëm nga avokati Ligori.
Gjykata relaton që në sekretarinë e gjykatës janë paraqitur pyetjet me shkrim për ekspertët, në total 113 pyetje. Ndërkohë ne seance nuk është paraqitur një nga ekspertet . Eksperti Ymer Stafa ka njoftuar gjykatën se mungon per arsyeve shëndetësore.
Prokurori Klodian Braho: Nuk ka raport mjekësor për ekspertin që mungon dhe gjendja e tij shëndetësore nuk e pengon që të jetë në seancë. Eksperti të thirret në gjykatë dhe të japë mendimin e tij. Ekspertët të marrin edhe pyetjet e reja dhe të formulojnë një dokument të vetëm. Të kemi edhe ne një kopje të pyetjeve që të jemi të përgatitur në seancë. Ekspertët te marrin kohen e nevojshme
Avokat Henrik Ligori: Është e domosdoshme prania e ekspertit të 5, duhet të gjithë për tu përgjigjur. Të marrin kohën e nevojshme që të realizohet përgjigjja e të gjithëve
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi