Mbahet kampionati kombëtar, Vllaznia mbetet superfuqi në boks/ Shkodranët fitojnë titullin e 26-të në histori

Mbahet kampionati kombëtar, Vllaznia mbetet superfuqi në boks/ Shkodranët fitojnë titullin e 26-të në histori

Për tri ditë me radhë në Shkodër u zhvillua kampionati kombëtar i boksit. Pallati i sportit “Qazim Dervishi” u kthye në arenë për të përcaktuar më të mirët e ringut për vitin 2024, një aktivitet që dhuroi duele interesante dhe emocionuese.

Vllaznia, e drejtuar nga trajneri Zef Gjoni, u konfirmuar edhe një herë si superfuqi absolute e boksit në Shqipëri, teksa kuqeblutë u shpallën kampionë për herë të 26 në historinë e këtij kompeticioni. Skuadra shkodrane nxori pesë kampionë në kampionat, duke merituar trofeun ekipor. Kampionë sipas peshave në kampionat u shpallën:
Andrea Dalipi i Teutës (48kg), Hysen Karamashta i Vllaznisë (51 kg), Brahim Ferko i Apolonisë (54 kg), Arjol Zeneli i Flamurtarit (57 kg), Ani Haxhillari i Vllaznisë (60 kg), Kristi Bushi i Tiransë (63.5 kg), Besian Karaj i Studentit (67 kg), Denis Nurja i Tiransë (71 kg), Amar Koçi i Studentit (75 kg), Senad Drini i Vllaznisë (80 kg), Bekim Vjerdha i Vllaznisë (86 kg), Luis Gjolena i Partizanit (92 kg) dhe Nelson Hysa i Vllaznisë (+92 kg).

Për sa u përket vlerësimeve individuale, boksieri më i mirë i aktivitetit u shpall Ani Haxhillari i Vllaznisë. Amar Koçi i Studentit u vlerësua si boksieri më teknik. Denis Nurja i Tiranës meritoi çmimin e boksierit “fair play”, ndërsa Ariol Zeneli u shpall boksieri më luftarak.
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
Burimi