Lirimi i Berishës me vendim të GJKKO/ Analisti Kikia: Është herët për të festuar sepse..

Lirimi i Berishës me vendim të GJKKO/ Analisti Kikia: Është herët për të festuar sepse..

Analisti Mentor Kikia thotë se “është herët për të festuar lirimin e kreut të PD-së Sali Berisha”, i cili me vendim të GJKKO doli sot nga arresti shtëpiak.

Në studion e “Open” në News 24, Kikia justifikoi mendimin e tij duke thënë se lidhur me këtë çështje Prokuroria ka njoftuar se do ta ankimojë vendimin, ndërkohë që nga ana tjetër presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi çështjen e masës së sigurisë për Berishën.
Kikia tha se gjyqi për çështjen Partizani do të fillojë së shpejti dhe nuk dihet nëse do të zgjasë përtej zgjedhjeve apo do të mbyllet para zgjedhjeve parlamentare të 2025.
Mentor Kikia: Padyshim ishte lajm i mirë për mbështetësit e Berishës që u investua në atë mbështetje të vazhdueshme të banesa e Berishës. Çështja ndaj Berishës nuk është çështje e pastër juridike. Gjykatësi apo gjykatësja sot konstatoi se nuk është më nevoja për masë sigurie ndaj këtij të pandehuri.
Çështja aq sa juridike edhe politike. Dimensioni politik kohët e fundit ka ardhur duke u rritur me dërgimin e çështjes në Strasburg. Besoj që këtu ai argumentimi i gjykatëse se nuk është më nevoja për një masë sigurie, e shikoj si …për të justifikuar vendimin. Uroj që vendimi i gjykatëses të jetë shumë i ftohtë dhe i ndikuar nga këto zhvillime politike.
Mendoj se është herët për të festuar, pasi prokuroria ka njoftuar se do ta ankimojë vendimin ..nga ana tjetër presim një vendim të Gjykatës Kushtetuese mbi çështjen e masës së sigurisë, presim edhe Strasburgun, ndërkohë gjyqi për çështjen Partizani do të fillojë së shpejti dhe nuk dimë nëse do të zgjasë përtej zgjedhjeve apo do të mbyllet.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi