Letra/ Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, Fredi Beleri kërkesë për pezullimin e dekretit të Presidentit Begaj
Fredi Beleri, ka kërkuar nga Gjykata Administrative e Tiranës të pezullojë dekretin e presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Himarës.
Sipas kërkesës, Beleri kërkon nga gjykata “Marrjen e masës së sigurimit të padisë. Pezullimi i zbatimit të Dekretit nr.244, datë 05.07.2024 të Presidentit të Republikës deri në marrjen e vendimit përfundimtar.
Fredi Beleri prej 5 korrikut me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është pa mandatin e kryetarit të zgjedhur në bashkinë e Himarës.
Po më 5 korrik, pas vendimit të KQZ, Këshilli i ministrave shpalli vakancën për Bashkinë Himarë, dhe kërkoi nga Presidenti Begaj caktimin e datës së zgjedhjeve.
Pas marrjes së kërkesës, Begaj dekretoi 4 gushtin si datë për zgjedhjet e reja në Himarë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi