Kryeministri Rama mbledh në Elbasan grupin e deputetëve të PS, ja fokusi i diskutimeve
👁959
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në Elbasan grupin e socialistëve, ku pritet të drekojë me deputetet e tij.
Takimi është parashikuar rreth orës 10:00 do të ndahet në tre sesione.
Mësohet se do të jetë kryetari i Grupit Parlamentar, Niko Peleshi i cili do të mbajë fjalën hapëse.
Ndërsa në pjesën e parë deputetet do të njihen me punën e bërë deri më tani nga komisionet e posaçme të “Antikorrupsionit” dhe “Dezinformimit.
Pjesa e dytë do të fokusohet tek strategjia e re e komunikimit publik qe duhet të ndjekin deputetët me zgjedhësit, ndërsa pjesa e tretë do t’i dedikohet mesazhit të kryeministrit Rama.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi