Krijimi i Shtetit sovran të Urdhrit Bektashi, Fredi Beleri ngre çështjen në zyrat e BE dhe pyet Komisionin Evropian: A po shkel Shqipëria marrëveshjet për rrugën drejt integrimit në BE?

Krijimi i Shtetit sovran të Urdhrit Bektashi, Fredi Beleri ngre çështjen në zyrat e BE dhe pyet Komisionin Evropian: A po shkel Shqipëria marrëveshjet për rrugën drejt integrimit në BE?

Eurodeputet i Greqisë dhe ish kreu i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri e ka ngritur çështjen e krijimit të shtetit sovran të urdhrit Bektashi në Bruksel.

Ai ngre dyshime kjo ide mund të jetë në shkelje me marrëveshjet që Shqipëria duhet të arrijë, për integrimin në Bashkimin Europian.
Mediat greke shkruajnë se Beleri i është drejtuar Komisionit Europian, duke pyetur nëse krijimi i këtij shteti “po shkel marrëveshjet e rëna dakord për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE, ku ndër të tjera duhet që të sigurohet bashkëjetesa paqësore e të gjitha komuniteteve fetare”.
Një pyetje iu drejtua Komisionit Europian nga eurodeputeti i Partisë Popullore Europiane dhe Demokracia e Re, anëtar i Delegacionit të Parlamentit Europian për Komitetin Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, Fredi Beleri, me rastin e planeve të Shqipërisë për krijimin e një shteti sovran, fetar mysliman në Tiranë, të cilin kryeministri i vendit, Edi Rama, e shpalli të dielën (22.09) nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Beleri nënvizon në pyetjen e tij se “shteti autonom dhe i pavarur do të quhet “Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi”, duke shtuar se “do të ketë dokumentet e veta diplomatike, kufijtë, por edhe një strukturë administrative më vete”.
Në vijim, eurodeputeti i PPE dhe ND pyet Komisionin nëse krijimi i këtij shteti shkel kushtet e dakorduara për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe veprimet diplomatike që do të ndërmarrë Komisioni, për të siguruar bashkëjetesën paqësore të të gjitha komuniteteve fetare në vendin fqinj.
Ja teksti i plotë i pyetjes:
Planet e Shqipërisë për krijimin e një shteti sovran fetar mysliman në Tiranë u njoftuan të dielën më 22.09.2024 nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Sipas asaj që është bërë e ditur deri më tani, shteti autonom dhe i pavarur do të quhet “Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi”, ndërsa do të ketë dokumentet e veta diplomatike, kufijtë dhe një strukturë administrative më vete. Në shtetin e ri (brenda shtetit shqiptar) do të natyralizohen vetëm myslimanët shiitë, anëtarë të komunitetit fetar sufi.
Komisionit i kërkohet:
1) Cili është qëndrimi i Komisionit për këtë shtet potencialisht të sapoformuar dhe nëse krijimi i tij shkel kushtet e dakorduara për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë? Nëse po, çfarë kriteresh shtesë mund të vendosen?
2) A është krijimi i një shteti të tillë në përputhje me kriteret politike të Kopenhagës që duhet të përmbushë çdo vend për funksionimin e institucioneve që sigurojnë demokracinë, shtetin ligjor, të drejtat e njeriut dhe respektimin dhe mbrojtjen e pakicave?
3) Çfarë lëvizjesh diplomatike synon të bëjë Komisioni për të siguruar bashkëjetesën paqësore të të gjitha komuniteteve fetare në Shqipëri?

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi