Konflikt me Edi Ramën për të qenë në listën e mbyllur? Përgjigjet Damian Gjiknuri: Kryeministri guxon dhe eksperimenton

Konflikt me Edi Ramën për të qenë në listën e mbyllur? Përgjigjet Damian Gjiknuri: Kryeministri guxon dhe eksperimenton

Damian Gjiknuri është në listën e hapur të kandidatëve për deputetë në Vlorë. Në një komunikim për mediat jashtë ambienteve të parlamentit, ai tha se në 17 vite politikë i ka fituar të gjitha garat.
I pyetur për një konflikt me Ramën që ai të jetë në listën e mbyllur u përgjigj duke thënë se “kryeministri guxon dhe eksperimenton”.

“Reforma zgjedhore parashikoi edhe listë të hapur, edhe listë të mbyllur. Damian Gjiknuri ka  17 vite politikë, të gjitha fushatat i ka fituar. Për mua të gjitha garat i kam bërë sikur kam qenë në maxhoritar. Për mua rikthimi në Vlorë është një mundësi e mirë, është një qark që unë kam dhënë shumë, kam lidhje shumë të forta, m’u ndërpre jeta politike atje për shkak të delegimit në Elbasan apo si sekretar i përgjithshëm.
E mirëpres dhe i uroj kandidatëve. Lista është e bukur se ka varietete të ndryshme.
Edi Rama guxon, eksperimenton dhe mendoj se kjo formulë mund të jetë shumë e suksesshme dhe pse jo, mund të arrijmë një rezultat më të mirë se sa herët e tjera”, tha Gjiknuri.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente