Komisioni hetimor për sistemin TIMS, zbardhet lista e drejtuesve të institucioneve në radhë për të dëshmuar
Kryetar i komisionit hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, Ervin Salianji, ka zbardhur për mediat listën me emrat e drejtuesve të institucioneve në radhë për të dëshmuar tek “TIMS”.
Mësohet se në radhë për të dëshmuar janë drejtuesja e SHISH si edhe drejtues të policisë.
LISTA
– Znj.Vlora Hyseni, Drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit;
– Z. Zef Laska, Drejtor i Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e Shtetit;
– Z. Enri Ndoni, Drejtor i Sistemeve të Policisë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e Shtetit;
– Z. Saimir Boshnjaku, Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin;
– Z. Neritan Nallbati – Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e Shtetit.
Kujtojmë se më parë në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS, kanë dëshmuan për disa orë ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Ardit Muço, ish Përgjegjës i Sektorit IT në Policinë e Shtetit; Besjan Tanuzi, Ish Drejtor i Sistemeve, në Policinë e Shtetit; Ervina Gjana, Drejtore e Krimit Kibernetik, në Policinë e Shtetit.
Vlen të theksohet se seancat e dëshmive në komosionin e TIMS, janë zhvilluar me dyer të mbyllura.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
<a class=”source-link” href=”http://www.panorama.com.al/komisioni-hetimor-per-sistemin-tims-zbardhet-lista-e-drejtuesve-te-institucioneve-ne-radhe-per-te-deshmuar/”>Burimi</a>