“Kolosi ynë i mendimit dhe i penës!”- Ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë, Presidenti Begaj: Shqipëria dhe shqiptarët humbën sot gjeniun e tyre të letrave
Presidenti Bajram Begaj, ka reguar pas ndarjes nga jeta ditën e sotme të shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare.
Begaj u ka shprehu ngushëllimet familjarëve, ndërsa shkruan se Shqipëria dhe shqiptarët humbën sot gjeniun e tyre të letrave.
“Të qoftë e lehtë lëndina në panteonin e përjetësisë, Kolosi ynë i mendimit dhe i penës!”, shprehet Begaj.
Kadare ndërroi jetë sot më datë 1 korrik 2024, në orën 08:50, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Reagimi i plotë
Shqipëria dhe shqiptarët humbën sot gjeniun e tyre të letrave, emancipuesin e tyre shpirtëror, Ballkani poetin e miteve të tij, Evropa dhe bota ndër përfaqësuesit më të spikatur të letërsisë moderne.
Të qoftë e lehtë lëndina në panteonin e përjetësisë, Kolosi ynë i mendimit dhe i penës!
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi