“Kjo qeveri në 3 mandate ka prodhuar vetëm luftë ndaj qytetarëve dhe…”- Salianji thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës: Ka ardhur ta ndalim

“Kjo qeveri në 3 mandate ka prodhuar vetëm luftë ndaj qytetarëve dhe…”- Salianji thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës: Ka ardhur ta ndalim

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji me anë të një postimi në rrjetet sociale, pas takimit me demokratët e Kavajës i ka bërë thirrje qytetarëve që të t’i bashkohen protestës e cila është thirrur nga opozita më 11 korrik ora 20:00.

Salianji shkruan se gjithçka ka prodhuar kjo qeveri në 3 mandate është lufta ndaj qytetarëve dhe shërbimi ndaj banditëve.
Kujtojmë që prej ditësh të gjithë strukturat e PD-së, po punojnë në terren, ndërsa Berisha i bëri të gjithëve thirrje që të bëjnë të pamundurën që kjo protestë të jetë e madhja që ka parë ndonjëherë Tirana.
Postimi i Salianjit:
Kafshatë që s’kapërdihet është qeveria!
Braktisje, shkretim, padrejtësi, korrupsion, varfëri, pabarazi, vuajtje, shpopullim, mungesë mundësish e shërbimesh, kriminalitet… gjithçka ka prodhuar kjo qeveri në 3 mandate është lufta ndaj qytetarëve dhe shërbimi ndaj banditëve!
Ka ardhur koha ta ndalim, të gjithë bashkë në 11 Korrik ora 20:00!

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi