“Kjo është polici politike”- Çupi flet për përplasjet në protestë: Na bënë presion, 80-vjeçarja ra përtokë…

“Kjo është polici politike”- Çupi flet për përplasjet në protestë: Na bënë presion, 80-vjeçarja ra përtokë…

Demokratja Dhurata Çupi në një prononcim për News 24 tha se policia i bëri presion protestuesve.

Çupi tha se qytetarët kanë ushtruar të drejtën e tyre për të protestuar, por sipas saj policia ka ushtruar presion.
Ajo e cilësoi policinë si ‘polici politike’. Ndërkaq zbuloi se disa protestues nuk janë ndjerë mirë në protestë dhe se shkuan për të marrë mjekim, ndërkohë që një e moshuar ra përtokë.
Dhurata Çupi: Ne kemi ushtruar të drejtën tonë. nuk ka pasur asnjë provokim. Policia erdhi nga të gjitha anët duke bërë presion. Disa protestues nuk janë ndjerë mirë, kanë vajtur të mjekohen, 80 vjeçarja ra përtokë. Ne thirrëm ambulancën dhe ambulanca nuk erdhi. Kjo është polici politike. Opozita nuk e ul kokën ndaj pushtetit të Edi Ramës.
Opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike proteston sot, përmes mosbindjes civile duke bllokuar disa akse kryesore në Tiranë.
Protesta sot është akti i tretë i Mosbindjes Civile. Forma e protestës sot është e njëjtë si herën e fundit, duke bllokuar disa rrugë përmes mosbindjes civile.
Opozita ka bllokuar Rrugën e Elbasanit, rrugën te sheshi Willson, aksin te Pallati me Shigjeta, rrugën pranë Bashkisë së Tiranës dhe rreth rrotullimin te Zogut i Zi.
Opozita kërkon krijimin e një qeverie teknike për të organizuar zgjedhjet parlamentare 2025.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi