Kërkon heqjen e sekuestros ndaj llogarive bankare, Ajola Xoxa mbërrin në Apelin e GJKKO-së

Kërkon heqjen e sekuestros ndaj llogarive bankare, Ajola Xoxa mbërrin në Apelin e GJKKO-së

Ajola Xoxa ka mbërritur në Apelin e GJKKO-së ku do të shqyrtohet kërkesa e saj për heqjen e sekuestros ndaj llogarive bankare.

Bashkëshortja e Erion Veliajt u paraqit edhe ditën e djeshme në gjykatë, por seanca u shty për shkak se është legjitimuar një avokat tjetër dhe ai kërkoi që të njihej me aktet.
Gjithashtu edhe seanca e hënës u shty pasi Gjykata kerkoi kohë për t’u njohur me disa prova të reja të paraqitura nga SPAK.
Ajola Xoxa argumenton se këto para janë të rregullta me burime të ligjshme dhe jo ashtu sic pretendon SPAK.
Kujtojme qe Ajola Xoxa me vendim te GJKKO eshte lene nen masen e detyrimit te paraqitjes, nderkohe qe bashkeshorti i saj, Erion Veliaj eshte lene ne masen “arrest me burg”.
Ajola Xoxa ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e Apelit të GJKKO-së që legjitimoi kontrollet në bizneset e saj, si edhe sekuestrimin e celularit.
Kujtojmë se me vendim të GJKKO, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) mori autorizimin dhe kërkonte të kontrollonte telefonin e Ajola Xoxës.
Ndërkohë më 3 shkurt, Ajola Xoxa, ka kundërshtuar në GJKKO vendimin për kontrollin e ushtruar në një apartamentin e përshtatur si magazinë e Sky Tower.
Por GJKKO dhe Apeli i kesaj gjykate Kunder Krimit te Orgnaizuar dhe Korrupsionit i ka cilesuar si të ligjshmë kontrollet.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente