“Kemi të përbashkët dashurinë për lirinë”- David Wisner në pritjen e 248-vjetorit të Pavarësisë së SHBA: Lidhjet që bashkojnë dy vendet tona janë forcuar

“Kemi të përbashkët dashurinë për lirinë”- David Wisner në pritjen e 248-vjetorit të Pavarësisë së SHBA: Lidhjet që bashkojnë dy vendet tona janë forcuar

I Ngarkuari me Punë David Wisner, në pritjen e 248-vjetorit të Pavarësisë së SHBA,  është shprehur se lidhjet që bashkojnë Shqipërinë dhe Amerikën janë forcuar gjatë 102 viteve të fundit.

Wisner tha se amerikanët dhe shqiptarët kanë shumë të përbashkëta, duke filluar nga shqiponjat që fluturojnë mbi vendet tona, te dashuria jonë për lirinë e deri te pasioni për futbollin.
“Lidhjet që bashkojnë dy vendet tona janë forcuar gjatë 102 viteve të fundit. Kemi shumë të përbashkëta – që nga shqiponjat që fluturojnë mbi vendet tona, te dashuria jonë për lirinë, te pasioni për futbollin (sado të ndryshme që janë!), tek amerikanët që vizitojnë dhe jetojnë në Shqipëri dhe komunitetet e mëdha e të talentuara të diasporës shqiptare në SHBA, të ekspozuara këtu sonte. Këtë mbrëmje, dëshirojmë të na bashkoheni për të nënvizuar një lidhje të veçantë që na lidh – atë të përkushtimit ndaj shërbimit publik.”, tha Wisner.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi